€22.99
FORMULIM UNIK PER ELEMINIMIN EFIKAS TE BAKTERIES E.COLI NGA TRAKTI URINAR
D-MANOZINN® protect është një kombinim unik i d-manozës, baktereve të dobishme në formulimin mbrojtes Synbio® (Lactobacillus rhamnosus, Lactobacillus paracasei) dhe sakaromicet (Saccharomyces boulardii). Ky produkt ka një efekt të dobishëm në traktin urinar dhe gastrointestinal, si dhe në sistemin imunitar. Ai përfaqëson një shtesë efikase të antibiotikëve në trajtimin e infeksioneve urinare të shkaktuara nga bakteri Escherichia coli.
D-MANOZA – Bakteri Escherichia Coli lidhet me d-manozën endogjene në traktin urinar përmes zgjatimeve të saj (fimbria). Kur merret nga goja, d-manoza lidhet me këto zgjatime bakteriale duke parandaluar kështu lidhjen e Escherichia Coli me manozën endogjene. Kompleksi i marrë nga goja d-manozë (nga produkti D-manozinn® Protect) dhe bakteri e lë traktin urinar shpejt dhe lehtë me urinimin e radhës.
SYNBIO® Përfaqëson një formulim unik të dy llojeve të Lactobacilus – L. rhamnosus dhe L. paracasei. Këto lloje janë banorë natyralë të traktit tretës dhe urinar. Testet kanë treguar se ato lidhen me membranën mukoze me afinitetin më të lartë ku formojnë biofilm dhe kanë efekte të shumëfishta pozitive. Duke prodhuar acid laktik dhe peroksid hidrogjeni, ato pengojnë rritjen dhe riprodhimin bakterial dhe L. rhamnosus ,i cili ka treguar se zvogëlon prodhimin e zgjatimeve (fimbriae) përmes të cilave Escherichia coli është e lidhur me epitelin e traktit urinar. Shtamet probiotike stimulojnë aktivitetin e sistemit imunitar dhe parandalojnë shfaqjen e diarresë në terapinë me antibiotikë.
SAKAROMICAT BOULARDII Një lloj maja që është jo-patogjene dhe rezistente ndaj antibiotikëve. Zvogëlon në mënyrë efektive llojet patologjike të Escherichia coli, pasi bashkohet me bakterin me mbështjellësin e tij ngjitës të jashtëm duke parandaluar kështu bakterin të lidhet me epitelin e traktit urinar. Përveç kësaj, ajo ka një efekt pozitiv në aktivizimin e sistemit imunitar të pacientit dhe parandalon diarrenë gjatë terapisë me antibiotikë.
Method of use | Active ingredients 1 sachet |
---|---|
Presentation: | 10 sachets |
There are no reviews yet.